Pejë: Policia ndalon një të mitur, i gjen në posedim thikë
Një i mitur është shoqëruar në stacion policor pasi dyshohet se gjatë kontrollit policia i gjeti një thikë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën në Pejë dhe u iniciua si “Armëmbajtje pa leje”. Njoftimi i plotë: Pejë 21.03.2026, 21:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar i mitur…
Lajme
Një i mitur është shoqëruar në stacion policor pasi dyshohet se gjatë kontrollit policia i gjeti një thikë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën në Pejë dhe u iniciua si “Armëmbajtje pa leje”.
Njoftimi i plotë:
Pejë 21.03.2026, 21:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar i mitur pasi që gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtë (thikë). Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.