Policia jep detaje për rastin tragjik të gruas që ra nga Ura e Moglicës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin tragjik të gruas që ra nga Ura e Moglicës në Gjakovë, ku për fat të keq e njëjta humbi jetën. Sipas raportit zyrtar të Policisë, viktima kishte rënë në ujë nga ura, por menjëherë një qytetar kalimtar e tërhoqi nga uji dhe i ofroi ndihmën e parë…

Lajme

22/03/2026 09:12

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin tragjik të gruas që ra nga Ura e Moglicës në Gjakovë, ku për fat të keq e njëjta humbi jetën.

Sipas raportit zyrtar të Policisë, viktima kishte rënë në ujë nga ura, por menjëherë një qytetar kalimtar e tërhoqi nga uji dhe i ofroi ndihmën e parë deri në ardhjen e njësive emergjente.

“Njësitë relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku stafi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë viktimës dhe më pas e ka transportuar në Emergjencë për trajtim të mëtejshëm. Megjithatë, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe e njëjta ndërroi jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raport.

Policia ka njoftuar se hetimet për rrethanat e ngjarjes janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë çdo informacion për të sqaruar shkaqet që çuan deri tek ky incident tragjik. /Lajmi.net/