Bllokohet rruga në Prishtinë për garën “Kosova në Lëvizje”, ja orari

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ketë bllokim të përkohshëm të një segmenti rrugor në Prishtinë, për shkak të organizimit të garës ndërkombëtare të vrapimit rrugor “Kosova në Lëvizje”. Kjo garë organizohet nga Federata Atletike e Kosovës dhe është planifikuar të zhvillohet në segmentin e rrugës nacionale N2, nga zona e Prishtina Mall…

Lajme

22/03/2026 08:24

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ketë bllokim të përkohshëm të një segmenti rrugor në Prishtinë, për shkak të organizimit të garës ndërkombëtare të vrapimit rrugor “Kosova në Lëvizje”.

Kjo garë organizohet nga Federata Atletike e Kosovës dhe është planifikuar të zhvillohet në segmentin e rrugës nacionale N2, nga zona e Prishtina Mall deri në Veternik dhe QMI.

Sipas njoftimit, bllokimi i rrugës do të bëhet nga ora 09:00 deri në 11:00, në të dy drejtimet (Prishtina Mall – Veternik dhe anasjelltas), me asistimin e Policisë së Kosovës.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që gjatë kësaj kohe të shmangin këtë segment dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative, për të evituar vonesat dhe ngarkesat në komunikacion.