Kombëtares U19 publikon listën e futbollistëve

Përzgjedhësi i Kombëtares U19 të Kosovës, Albert Bunjaku, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet kualifikuese të kësaj grupmoshe. Dardanët U19 do të përballen me Armeninë U19, Gjibraltarin U19 dhe Turqinë U19, në kuadër të kualifikimeve, me synimin për të arritur rezultate pozitive në këtë fazë të rëndësishme. Të gjitha ndeshjet do të…

Sport

19/03/2026 16:02

Përzgjedhësi i Kombëtares U19 të Kosovës, Albert Bunjaku, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet kualifikuese të kësaj grupmoshe.

Dardanët U19 do të përballen me Armeninë U19, Gjibraltarin U19 dhe Turqinë U19, në kuadër të kualifikimeve, me synimin për të arritur rezultate pozitive në këtë fazë të rëndësishme.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Turqi, ku përfaqësuesja e Kosovës do të udhëtojë më 21 mars për të nisur përgatitjet dhe për t’u ambientuar me kushtet para sfidave.