Nura i PDK-së: Nuk ekziston hapësirë për marrëveshje politike

Përfaqësuesi i PDK-së, Jakup Nura për RTV21, tha se vendi në mënyrë të pashmangshme po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, për shkak se akuzat e ndërsjella midis partive politike nuk kanë lënë hapësirë për bashkëpunim. Ish-deputeti Nura tha se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet. “Edhe nëse Gjykata Kushtetuese e kthen dekretin e presidentes Osmani për…

Lajme

19/03/2026 13:43

Përfaqësuesi i PDK-së, Jakup Nura për RTV21, tha se vendi në mënyrë të pashmangshme po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, për shkak se akuzat e ndërsjella midis partive politike nuk kanë lënë hapësirë për bashkëpunim. Ish-deputeti Nura tha se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.

“Edhe nëse Gjykata Kushtetuese e kthen dekretin e presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, prapëseprapë kjo do ta zgjasë këtë proces, por unë mendoj se zgjidhja e vetme, pavarësisht vullnetit të qytetarëve, do të jenë zgjedhjet e jashtëzakonshme.”, tha Nura.