QKMK: Hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë vetëm për vetura të vogla me pajisje dimërore, për kamionë mbetet e bllokuar

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se nga ora 13:00, është hapur rruga Pejë – Kullë Rozhajë. Sipas këtij njoftimi, rruga është e hapur vetëm për vetura të vogla me pajisje dimërore ndërsa për kamionë mbetet e bllokuar. “Ju njoftojmë se sot rreth orës 13:00  ruga Pejë -PKK Kullë-Rozhajë, është hapur për vetura të…

Lajme

19/03/2026 13:24

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se nga ora 13:00, është hapur rruga Pejë – Kullë Rozhajë.

Sipas këtij njoftimi, rruga është e hapur vetëm për vetura të vogla me pajisje dimërore ndërsa për kamionë mbetet e bllokuar.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 13:00  ruga Pejë -PKK Kullë-Rozhajë, është hapur për vetura të vogla, ku duhet të keni pajisje dimërore, kurse për kamionë është ende e bllokuar. Për çdo risi do të njoftoheni me kohë”, ka njoftuar QKMK. /Lajmi.net/