Real Madrid konfirmon dëmtimin e rëndë, Courtois humb ndeshjet ndaj Bayern Munichut
Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, do të jetë jashtë fushave për gjashtë javë për shkak të një dëmtimi të rëndë muskulor. Belgu pësoi lëndim gjatë fitores 2-1 kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve të martën në mbrëmje dhe u zëvendësua në pushimin mes pjesëve. “Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Thibaut…
Sport
Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, do të jetë jashtë fushave për gjashtë javë për shkak të një dëmtimi të rëndë muskulor.
Belgu pësoi lëndim gjatë fitores 2-1 kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve të martën në mbrëmje dhe u zëvendësua në pushimin mes pjesëve.
“Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Thibaut Courtois nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, atij i është diagnostikuar një dëmtim muskulor në rectus femoris të kuadricepsit të djathtë. Rikuperimi i tij do të monitorohet”, thuhet në deklaratën e klubit mbretëror.
33-vjeçari tani do të humbasë derbin e fundjavës kundër Atletico Madrid dhe çerekfinalet e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.
Ai gjithashtu nuk do të jetë i disponueshëm për gjysmëfinalet hipotetike muajin e ardhshëm dhe në dyshim për El Clasicon kundër Barcelonës.
Portieri ukrainas, Andriy Lunin, do ta mbushë boshllëkun e tij, pasi një gjë të tillë e bëri edhe ndaj Manchester Cityt.