5 të akuzuarit për 400 kg kokainë dënohen me 75 vite burgim gjithsej dhe mbi 108 mijë euro gjobë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë sot vendim për shqiptimin e dënimit ndaj 5 të akuzuarve në rastin e 400 kilogramëve kokainë. Gjykata ka shpallur aktgjykim dënues ndaj pesë të akuzuarve për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, duke i dënuar (së bashku) me 75 vjet burgim dhe 108 mijë euro gjobë. Gjykatësi i…
Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë sot vendim për shqiptimin e dënimit ndaj 5 të akuzuarve në rastin e 400 kilogramëve kokainë.
Gjykata ka shpallur aktgjykim dënues ndaj pesë të akuzuarve për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, duke i dënuar (së bashku) me 75 vjet burgim dhe 108 mijë euro gjobë.
Gjykatësi i rastit në fjalën e tij të vendimi deklaroi se 5 të akuzuarit dënohen me gjithsej 75 vite burg.
Kësisoj: P ronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Zeqiri është shpallur fajtor duke u dënuar me 20 vjet burg dhe 60 mijë euro gjobë, ndërsa për veprën e dytë 3 mijë euro gjobë, raporton lajmi.net.
Faton Vrajolli, fajtor 20 vjet burg 30 mijë euro gjobë.
Kadri Sheqiri, fajtor 15 vjet dhe 5 mijë euro gjobë.
Kadri Brahimi, fajtor 10 vjet dhe 5 mijë euro gjobë.
Fehmi Bytyqi, fajtor 10 vjet dhe 5 mijë euro gjobë, raporton lajmi.net.
Gjithashtu konfiskohet sasia e narkotikëve dhe urdhërohet shkatërrimi i saj si dhe mjetet monetare dhe arma për të cilën u shpallë fajtor i akuzuari Izet Zeqiri.
Kundër këtij aktgjykimi është e lejuar ankesa në afat prej 30 ditësh në Gjykatë të Apelit.
Ndryshe në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, të akuzuar ishin pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.
Bashkë me pesë të akuzuarit, në këtë rast akuzoheshin edhe Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina, por pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë çështja penale ndaj tyre ishte veçuar./Lajmi.net/