Dimiq: Beogradi duhet të kërkojë nga Rusia të mos ndërhyjë për Kosovën

Gazetari dhe analisti nga Beograd, Radomir Dimiq, ka shprehur qëndrimin e tij në rrjetin social “X” lidhur me situatën politike të Kosovës dhe rolin e Serbisë. Sipas tij, Beogradi duhet të kërkojë veprime konkrete nga aktorët ndërkombëtarë. Ai shkruan. “Beogradi duhet të kërkojë nga Rusia që të mos ndërhyjë në çështjen e Kosovës në Kombet e…

Lajme

19/03/2026 12:47

Gazetari dhe analisti nga Beograd, Radomir Dimiq, ka shprehur qëndrimin e tij në rrjetin social “X” lidhur me situatën politike të Kosovës dhe rolin e Serbisë.

Sipas tij, Beogradi duhet të kërkojë veprime konkrete nga aktorët ndërkombëtarë. Ai shkruan.

“Beogradi duhet të kërkojë nga Rusia që të mos ndërhyjë në çështjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës”.

Dimiq shton se qëndrimet e Rusisë dhe ndikimi i saj në çështjet rajonale po komplikojnë proceset diplomatike dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.