Ibrahimi: Dëmet nga vërshimet në disa komuna tejkalojnë 5 milionë euro, Qeveria të alokoj menjëherë mjetet financiare
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka shkruar në lidhje me dëmet që kanë shkaktuar vërshimet e muajit janar në Kosovë. Ai ka thënë se sipas vlerësimeve fillestare të Komunave që janë prekur nga këto vërshime, dëmet deri më tani tejkalojnë shumën prej 5 milionë euro dhe kanë prekur rëndë ekonomitë familjare,…
Lajme
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka shkruar në lidhje me dëmet që kanë shkaktuar vërshimet e muajit janar në Kosovë.
Ai ka thënë se sipas vlerësimeve fillestare të Komunave që janë prekur nga këto vërshime, dëmet deri më tani tejkalojnë shumën prej 5 milionë euro dhe kanë prekur rëndë ekonomitë familjare, bizneset lokale dhe infrastrukturën publike.
“Komunat më të prekura, sipas vlerës së dëmeve, janë:
- Gjakova – 2.7 milionë euro
- Drenasi – mbi 1.5 milionë euro
- Peja, Rahoveci dhe Mitrovica – nga 800 mijë euro secila
- Klina – mbi 650 mijë euro
- Malisheva – 540 mijë euro
- etj”, ka thënë Ibrahimi.
Ai ka thënë se vlerësimet në disa komuna të tjera ende nuk janë përfundimate.
Ibrahimi i ka bërë thirrje nivelit qendror për:
- Reagim urgjent dhe të koordinuar institucional;
- Alokim të menjëhershëm të mjeteve financiare;
- Aktivizim të fondeve emergjente dhe mekanizmave shtetërorë;
- Mbështetje konkrete për sanimin e dëmeve dhe rikthimin e normalitetit për qytetarët dhe bizneset.
- Dhe të shtohet veprimi insitucional që këto mos të përseriten, pra të punohet dhe veprohet në parandalimin e vërshimeve.
“Komunat nuk mund të përballojnë të vetme këtë barrë financiare. Pa një ndërhyrje të shpejtë nga niveli qendror, rrezikohet seriozisht realizimi i shumë projekteve dhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët. Komunat dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, mbeten të përkushtuara për bashkëpunim të plotë institucional, por njëkohësisht kërkojmë veprim të menjëhershëm dhe konkret”, ka shkruar Ibrahimi. /Lajmi.net/