Behrami i reagon Kurtit: Kaos, migrim dhe kontrata njëburimore për pesë vite
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nga gazetarët lidhur me koncesionet dhe mënyrën e zbatimit të ligjit për të huajt dhe automjetet. “Këto pesë vite sa jam kryeministër, shpesh eksponentë të opozitës kanë thënë që ‘e bëri Zajednicën këtë muaj’, ‘do të bëjë Zajednicën muajin e ardhshëm’, por ju e dini që pesë vjet…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nga gazetarët lidhur me koncesionet dhe mënyrën e zbatimit të ligjit për të huajt dhe automjetet.
“Këto pesë vite sa jam kryeministër, shpesh eksponentë të opozitës kanë thënë që ‘e bëri Zajednicën këtë muaj’, ‘do të bëjë Zajednicën muajin e ardhshëm’, por ju e dini që pesë vjet janë 60 muaj, nuk ka Zajednicë. Prandaj, e keni një qeveri të Republikës, e cila është demokratike, që siguron mirëqenie për të gjithë qytetarët, siguri dhe begati për të gjithë pa dallim”, tha Kurti.
Këtë deklaratë të Kurtit e ka komentuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, i cili përmes një postimi në Facebook ka akuzuar kryeministrin se gjatë 60 muajve të qeverisjes ka krijuar kaos dhe pasiguri, duke shkaktuar migrim masiv të fuqisë punëtore.
“Dhe në këta 60 muaj, ke krijuar vetëm kaos, pasiguri, migrim masiv të fuqisë punëtore, kontrata njëburimore, skandale, bllokada, sanksione…”, ka shkruar Behrami.
Ai ka rikujtuar gjithashtu kryeministrin për marrëveshjen e Ohrit:
“Ndërsa fshehurazi, në mënyrë tinëzare, je duke jetësuar çdo ditë nga pak autonominë për veriun dhe ekstraterritorialitet për kishat serbe që e ke pranuar në Ohër!”, ka shtuar Behrami. /Lajmi.net/