Policia ndalon në Morinë 34-vjeçarin nga Kosova i kërkuar nga autoritetet holandeze për drogë
Është kapur në Morinë 34-vjeçari nga Kosova, i cili ishte i dënuar me 1 vit e gjysmë burgim për veprat penale “Pastrimi i parave” dhe “Posedimi i lëndëve narkotike të forta”, dhe i njëjti kërkohej nga autoritetet holandeze. Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, kosovari tentoi të hynte në territorin shqiptar, por që u kap…
Lajme
Është kapur në Morinë 34-vjeçari nga Kosova, i cili ishte i dënuar me 1 vit e gjysmë burgim për veprat penale “Pastrimi i parave” dhe “Posedimi i lëndëve narkotike të forta”, dhe i njëjti kërkohej nga autoritetet holandeze.
Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, kosovari tentoi të hynte në territorin shqiptar, por që u kap shumë shpejt nga policia.
“Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin kosovar”, thuhet në njoftim.
“Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet holandeze, pasi Gjykata e Limburgut, Holandë, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprat penale ‘Pastrimi i parave’ dhe ‘Posedimi i lëndëve narkotike të forta”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Holandë, vijon procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit.