Ishte larguar nga Guxo, Burim Meta tani përkrah Vjosa Osmanit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vendosur që të shtrojë një iftar për Kryetarin e Bashkësisë Islame, myftiun Naim Tërnava. Presidentja Osmani theksoi se zemërgjerësia që manifestohet këtë muaj është një kujtesë e fuqishme për rëndësinë e solidaritetit, të përulësisë dhe të përkushtimit ndaj njëri-tjetrit. Por ajo që bie në sy është se i pranishëm…

Lajme

19/03/2026 11:30

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vendosur që të shtrojë një iftar për Kryetarin e Bashkësisë Islame, myftiun Naim Tërnava.

Presidentja Osmani theksoi se zemërgjerësia që manifestohet këtë muaj është një kujtesë e fuqishme për rëndësinë e solidaritetit, të përulësisë dhe të përkushtimit ndaj njëri-tjetrit.

Por ajo që bie në sy është se i pranishëm në këtë iftar bashkë me Vjosa Osmanin ishte edhe Burim Meta, ish anëtari i Listës Guxo kur atë e formuan Osmani, Faton Peci dhe Donika Gërvalla.

Siç duket Meta përpos që ishte larguar nga Guxo me disa pakënaqësi të tij, tani është rreshtuar përkrah Vjosa Osmanit, e cila nuk dihet se si do ta vazhdojë të ardhmene  saj politike e institucionale pas parasysh bllokadat e fundit në vend.

Së fundi nga Guxo u largua edhe Haxhi Avdyli e disa anëtar të kësaj partie nga komuna të ndryshme.

Meta u pa afër Osmanit edhe në disa takime tjera, e siç duket presidentja veçse po afron sërish disa nga ish-anëtarët e Guxo.Lajmi.net/