Asgjësohen 4 mijë preparate të falsifikuara për larje dhe pastrim të markës “Ariel”

Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë asgjësuar 4 mijë copë preparate të falsifikuara për larje dhe pastrim, që mbanin në mënyrë të paautorizuar markën tregtare “Ariel”. Mallrat janë sekuestruar nga zyrtarët doganorë pas identifikimit të dyshimeve për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale. “Pas verifikimeve të kryera në bashkëpunim me autoritetet kompetente dhe…

Lajme

19/03/2026 10:48

Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë asgjësuar 4 mijë copë preparate të falsifikuara për larje dhe pastrim, që mbanin në mënyrë të paautorizuar markën tregtare “Ariel”.

Mallrat janë sekuestruar nga zyrtarët doganorë pas identifikimit të dyshimeve për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

“Pas verifikimeve të kryera në bashkëpunim me autoritetet kompetente dhe bartësit e të drejtave, si dhe pas përfundimit të procedurave ligjore, gjykata kompetente ka nxjerrë vendim për asgjësimin e tyre. Produktet e falsifikuara, veçanërisht ato të kategorisë së preparateve për pastrim, përbëjnë rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve dhe sigurinë publike, pasi nuk i nënshtrohen kontrolleve të nevojshme të cilësisë dhe standardeve të sigurisë”, ka njoftuar Dogana.

Dogana ka thënë se asgjësimi i këtyre mallrve është kryer në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe nën mbikëqyrje doganore, me qëllim parandalimin e shpërndarjes dhe përdorimit të tyre në treg.

“Ky veprim dëshmon përkushtimin e Doganës në luftimin e tregtisë së paligjshme, mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e një tregu të drejtë dhe të sigurt, ndërsa Dogana e Kosovës do të vazhdojë me kontrolle dhe masa të shtuara kundër mallrave të falsifikuara në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik dhe ekonomisë së vendit”, thuhet mes tjerash në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: