Kurti për dekretin e presidentes: Po presim aktgjykimin e Kushtetueses, jam optimist për të ardhmen
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar sot për disa prej çështjeve politike e zhvillimeve të fundit në vend. Derisa po fliste për zhvillimet e fundi tnë vendin tonë, kryeministri Kurti u pyet edhe në lidhje me çështjen e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, të cilin presidentja Vjosa Osmani e çoi në Gjykatë…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar sot për disa prej çështjeve politike e zhvillimeve të fundit në vend.
Derisa po fliste për zhvillimet e fundi tnë vendin tonë, kryeministri Kurti u pyet edhe në lidhje me çështjen e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, të cilin presidentja Vjosa Osmani e çoi në Gjykatë Kushtetuese.
Duke mos u zgjatur shumë, Kurti deklaroi se janë në pritje të aktgjykimit kushtetues.
“Për çështjen tjetër po e presim aktgjykimin e Kushtetueses. Duhet treguar durim e qëndrime dhe jemi duke pritur natyrisht. Jam optimist për të ardhmen.”./Lajmi.net/