Ligji për të Huajt, deklarohet Kurti: Veç po e zbatojmë ligjin e para 13 vjetëve
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar sot për disa prej çështjeve politike e zhvillimeve të fundit në vend. Kurti është pyetur lidhur me marrëveshjen mes Kosovës dhe BE-së për Ligjin për të Huajt. Me këtë rast, Kurti deklaroi se ligji ka ekzistuar por vetëm se po zbatohet. “Ne veç po zbatojmë një ligj nga…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar sot për disa prej çështjeve politike e zhvillimeve të fundit në vend.
Kurti është pyetur lidhur me marrëveshjen mes Kosovës dhe BE-së për Ligjin për të Huajt.
Me këtë rast, Kurti deklaroi se ligji ka ekzistuar por vetëm se po zbatohet.
“Ne veç po zbatojmë një ligj nga periudha para 13 vjetëve e më në fund po zbatohet. Do të bëjmë inkurperimin e të gjitha strukturave të arsimit e shëndetësisë.E strukturat e tjera ilegale si të sigurisë, financave e të administrimit nuk ekzistojnë më në Kosovë, ka ngelur edhe arsimi e shëndetësia.Por që të bëjmë këtë është e domosdoshme që të kemi listën e mësimdhënësve, mjekëve e infermierëve që punojnë në këto struktura. Ne nuk dëshirojë që pacientët të mbeten pa trajtim, e nxënësit pa mësim e kjo do të bëhet në mënyrë legale përmes kushtetutshmërisë së Kosovës”,deklaroi Kurti para mediave.
Ai tha se “Në këtë aspekt po punojmë, si fillim me pajisje të Kosovës. Afate të tilla kemi dhënë edhe kur ka qenë puna për targat e gjithçka po shkon më së miri. Nuk është vendim politik, por zbatim i ligjit në mënyrë që në Kosovë të kemi legalizim”./Lajmi.net/