Kurti- opozitës: Kanë thënë se do ta bëjë Zajednicën këtë muaj apo muajin e ardhshëm, e 5 vjet janë 60 muaj dhe s’ka Zajednicë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar sot për disa prej çështjeve politike e zhvillimeve të fundit në vend. Kuri deklaroi se sa i përket ligjit për të huajt që tanimë ka nisur të zbatohet në Kosovë, ai ligj ka ekzistuar por vetëm se po zbatohet. “Ne veç po zbatojmë një ligj nga periudha para…

Lajme

19/03/2026 10:14

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar sot për disa prej çështjeve politike e zhvillimeve të fundit në vend.

Kuri deklaroi se sa i përket ligjit për të huajt që tanimë ka nisur të zbatohet në Kosovë, ai ligj ka ekzistuar por vetëm se po zbatohet.

“Ne veç po zbatojmë një ligj nga periudha para 13 vjetëve e më në fund po zbatohet. Do të bëjmë inkurperimin e të gjitha strukturave të arsimit e shëndetësisë.E strukturat e tjera ilegale si të sigurisë, financave e të administrimit nuk ekzistojnë më në Kosovë, ka ngelur edhe arsimi e shëndetësia.Por që të bëjmë këtë është e domosdoshme që të kemi listën e mësimdhënësve, mjekëve e infermierëve që punojnë në këto struktura. Ne nuk dëshirojë që pacientët të mbeten pa trajtim, e nxënësit pa mësim e kjo do të bëhet në mënyrë legale përmes kushtetutshmërisë së Kosovës”,deklaroi Kurti para mediave.

Ai tha se “Në këtë aspekt po punojmë, si fillim me pajisje të Kosovës. Afate të tilla kemi dhënë edhe kur ka qenë puna për targat e gjithçka po shkon më së miri. Nuk është vendim politik, por zbatim i  ligjit në mënyrë që në Kosovë të kemi legalizim”.

Kurse sa i përket deklarimeve të opozitarëve në këtë pikë, Kurti deklaroi se “Ju e dini se në këto 5 vite shpesh herë eksponentë të opozitës kanë thënë se do ta bëjë Zajednicën këtë muaj apo muajin e ardhshëm, e 5 vjet janë 60 muaj e s’ka Zajednicë”.

Gjithashtu i pari i Qeverisë së Kosovës deklaroi se Republika e vendit siguron mirëqenie për qytetarët.

“Kemi Republikë demokratike e siguron mirëqenie për qytetarët, siguri e begati për të gjithë prandaj akuzat e tilla janë të pavend e këtë më së miri e dinë qytetarët që na mbështesin kaq shumë e që gëzojnë frytet e punës sonë”.

Kurse sa i përket dekretit të presidentes, Kurti deklaroi se janë në pritje të aktgjykimit kushtetues.

“Për çështjen tjetër po e presim aktgjykimin e Kushtetueses. Duhet treguar durim e qëndrime dhe jemi duke pritur natyrisht. Jam optimist për të ardhmen.”./Lajmi.net/