Gjendet pa shenja jete një 84 vjeçar në Prizren

Një 84 vjeçar është gjetur pa shenja jete në Prizren. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi. Ai ka thënë se viktima nuk i ishte përgjigjur thirrjeve të familjarëve të tij, dhe Policia ka përdorur forcë për hapjen e derës. “Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe në vendin…

Lajme

19/03/2026 09:32

Një 84 vjeçar është gjetur pa shenja jete në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se viktima nuk i ishte përgjigjur thirrjeve të familjarëve të tij, dhe Policia ka përdorur forcë për hapjen e derës.

“Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes ka kontaktuar me një familjar, i cili ka raportuar rastin. Meqenëse dera e shtëpisë ishte e mbyllur dhe nuk kishte asnjë përgjigje nga brenda, është përdorur forcë për hapjen e saj. Brenda objektit është gjetur viktima J.B., i lindur më 10.05.1944. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe ekipi i emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Bytyqi. /Lajmi.net/