Mustafa: Kurti synon zgjedhjet në korrik, s’ka guxim ballafaqimin vetëm me qytetarët që jetojnë në Kosovë
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka deklaruar se Albin Kurti ka për qëllim shtyrjen e zgjedhje të reja për në muajin korrik. Ai ka bërë me dije se për këtë arsyeje VV-ja e ka dërguar në Kushtetuese dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Në një intervistë në Debat Plus, ai ka thënë…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka deklaruar se Albin Kurti ka për qëllim shtyrjen e zgjedhje të reja për në muajin korrik.
Ai ka bërë me dije se për këtë arsyeje VV-ja e ka dërguar në Kushtetuese dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Në një intervistë në Debat Plus, ai ka thënë se lideri i VV-së nuk ka guxim që në zgjedhje të ballafaqohet vetëm me qytetarët që jetojnë në Kosovë.
“Dërgimi i lëndës kushtetuese nga LVV nuk është për me mbrojt kushtetutën se e kemi parë sa janë ata të interesuar deri tash për me mbrojt Kushtetutën e këtij vendit. Dërgimi i lëndës kushtetuese dhe krejt këtë debat që janë duke e bërë ka të bëj me krijimin e kushteve për me zhyt vendin në një cikël të ri të bllokadës institucionale në pritje të gjetjes së nëj momenti më të përshtatshëm për me shku në zgjedhje të reja. Me fjalë të tjera pse po pret Kurti dhe LVV me iu dhënë fati 60 ditor nuk është për të pasur më tepër kohë për me zgjedh president por dëshiron me i shty zgjidhjet në korrik, sepse Kurti nuk ka guxim me u ballafau vetëm me qytetarët që jetojnë në Kosovë por donë edhe me diasporën”, është shprehur Mustafa.