Këta janë 25 kandidatët në garë për për gjyqtarë të Kushtetueses
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se afati i thirrjes për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese ka përfunduar dje. Për këto dy pozita, siç njofton Kuvendi, kanë aplikuar 25 kandidatë. Kandidatët për gjyqtarë kushtetues janë: Vigan Rogova, Zahir Çerkini, Besard Belegu, Makfirete Krasniqi, Selman Ymeri, Avdylkadër Muçaj, Elton Tota, Benina Kusari, Ramadan Gashi, Shabi Idrizi, Rafet…
Lajme
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se afati i thirrjes për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese ka përfunduar dje.
Për këto dy pozita, siç njofton Kuvendi, kanë aplikuar 25 kandidatë.
Kandidatët për gjyqtarë kushtetues janë: Vigan Rogova, Zahir Çerkini, Besard Belegu, Makfirete Krasniqi, Selman Ymeri, Avdylkadër Muçaj, Elton Tota, Benina Kusari, Ramadan Gashi, Shabi Idrizi, Rafet Haxhaj, Valbona Shala Thaqi, Shpresa Emra, Suzana Gashi, Ardita Haxhnikaj Demi, Novitet Nezaj, Alban Muriqi, Flamur Mrasori, Emine Abdyli Pozhari, Përparim Kalo, Nazmije Krasniqi Jusufi, Riza Krasniqi, Jorida Xhafaj, Islam Sllamniku dhe Bahrije Zaçaj.“Administrata është në pritje të nominimeve eventuale nëpërmjet postës.”- ka njoftuar tutje Kuvendi.
Legjislativi ka njoftuar se procedura e përzgjedhjes së gjyqtarëve do të vazhdojë konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.