Vdekja e 3 kosovarëve në Vjenë: Urdhërohet autopsia, kërkohet përgjegjësi për rastin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Vjenë, ku tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier ndërtimi. Viktimat që humbën jetë në kryeqytetin e Austrisë janë  Pajtim Bajrami, Asllan Musliu e Istref Zekaj. Lidhur me këtë rast po ‘’rritet presioni ndaj përgjegjësve. Kështu raporton gazeta austriake Kronen Zeitung.…

Lajme

18/03/2026 14:20

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Vjenë, ku tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier ndërtimi. Viktimat që humbën jetë në kryeqytetin e Austrisë janë  Pajtim Bajrami, Asllan Musliu e Istref Zekaj.

Lidhur me këtë rast po ‘’rritet presioni ndaj përgjegjësve. Kështu raporton gazeta austriake Kronen Zeitung.

Aty thuhet se sindikata e ndërtimit dhe drurit po kërkon një sqarim të plotë të shkaqeve, ku fjalët e kryetarit federal të sindikatës, Josef Muchitsch, ishin veçanërisht të forta.

“Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe kolegët në kantier”, duke shtuar: “Nga porositësi te kontraktorët e deri te personat që punojnë në kantier, të gjithë mbajnë përgjegjësi. Bëhet fjalë për jetë njerëzish. Duhet bërë gjithçka që çdo punëtor ndërtimi të kthehet në shtëpi shëndoshë e mirë në mbrëmje.”

Na raportimi bëhet e ditur edhe se, janë urdhëruar autopsitë dhe se, siç ka njoftuar policia e Vjenës të mërkurën, hetimet po vazhdojnë ende.

Në proces është përfshirë edhe inspektorati i punës. Pas ekzaminimit të trupave, është dorëzuar një raport fillestar në prokurori, ndërsa autopsitë pritet të jenë urdhëruar tashmë. Tani po shqyrtohet nëse ka elemente të përgjegjësisë penale.