Tahiri thumbon Kurtin për kompromisin e fundit: Nga premtimi se i kishte shuar strukturat ilegale te prania e kompromisit të fshehur
Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar me tone ironike ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur me, siç e quan ajo, kompromisin e fundit në raport me strukturat ilegale. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka vlerësuar se këtë herë Kurti ka bërë “përparim”, pasi nuk e ka fshehur kompromisin, ndryshe nga herët e…
Lajme
Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar me tone ironike ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur me, siç e quan ajo, kompromisin e fundit në raport me strukturat ilegale.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka vlerësuar se këtë herë Kurti ka bërë “përparim”, pasi nuk e ka fshehur kompromisin, ndryshe nga herët e kaluara.
“Së paku këtë herë ka një përparim – nuk e fshehu kompromisin për strukturat ilegale, megjithëse më parë i thoshte popullit se i kishte shuar të gjitha”, ka shkruar Tahiri.
Ajo ka lënë të kuptohet se, sipas saj, ka mospërputhje mes deklarimeve të mëhershme të kryeministrit dhe zhvillimeve aktuale në terren. /Lajmi.net/