Shabani: Fëmijet e tjerë të familjes nga Lipjani janë strehuar nga familje të tjera
Blerim Shabani nga Ministria për Familje, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me rastin e 5 vjeçarit nga Lipjani, i cili dyshohet se është keqtrajtuar nga prindërit e tij. Shabani tha se edhe gjashtë fëmijët e tjerë të kësaj familje janë vendosur në një vend të sigurt, dhe sipas tij, po marrin përkujdesjen e…
Lajme
Blerim Shabani nga Ministria për Familje, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me rastin e 5 vjeçarit nga Lipjani, i cili dyshohet se është keqtrajtuar nga prindërit e tij.
Shabani tha se edhe gjashtë fëmijët e tjerë të kësaj familje janë vendosur në një vend të sigurt, dhe sipas tij, po marrin përkujdesjen e duhur.
“Fëmijët janë vendosur në një vend të sigurt, dhe janë duke marrë përkujdesjen institucionale në përputhje me përgjegjësitë e të gjitha mekanizmave zyrtarë”, tha ai para mediave.
Ndërsa ai tha se Ministria për Familje nuk është përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve direkte për personat që kanë nevojë për shërbime sociale.
Ai bëri thirrje që lidhur me këto raste të rënda, të njoftohen sa më parë organet kompetente.
Kujtojmë se vogëlushi i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, pasi rrezikonte t’i amputoheshin shputat e këmbëve si pasojë e keqtrajtimit.
Ndërsa prindërit e 5-vjeçarit janë arrestuar dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.