Abdixhiku reagon për vdekjen e tre kosovarëve në Austri: Dhimbje e madhe për vendin
Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë në Austria, ku humbën jetën disa persona, në mesin e tyre edhe tre qytetarë nga Kosova. Përmes një postimi publik, Abdixhiku ka shprehur dhimbjen e tij për humbjen e jetëve të reja dhe ka ngushëlluar familjet e viktimave. “Me dhimbje të…
Lajme
Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë në Austria, ku humbën jetën disa persona, në mesin e tyre edhe tre qytetarë nga Kosova.
Përmes një postimi publik, Abdixhiku ka shprehur dhimbjen e tij për humbjen e jetëve të reja dhe ka ngushëlluar familjet e viktimave.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë në Austri, ku humbën jetën disa persona, ndër ta edhe tre të rinj nga Kosova, jetë të reja që u shuan para kohe, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjet por edhe tek shoqëria jonë.
Në këto momente dhimbjeje, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, të afërmit dhe gjithë qytetarët që janë prekur nga kjo humbje e rëndë. Mendimet tona janë pranë tyre, duke ndarë dhimbjen dhe solidaritetin në këto çaste të vështira për ta.
U prehshin në paqe!”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/