Izraeli vret ministrin e Intelegjencës së Iranit
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi të mërkurën se Izraeli ka vrarë ministrin iranian të Inteligjencës, Esmail Khatib. Kjo vrasje vjen pas eliminimit të disa figurave të rëndësishme të sigurisë në Iran, përfshirë zyrtarin e lartë Ali Larijani dhe kreun e forcës Basij, një njësi vullnetare paraushtarake e lidhur me Gardën Revolucionare. Katz paralajmëroi…
Bota
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi të mërkurën se Izraeli ka vrarë ministrin iranian të Inteligjencës, Esmail Khatib.
Kjo vrasje vjen pas eliminimit të disa figurave të rëndësishme të sigurisë në Iran, përfshirë zyrtarin e lartë Ali Larijani dhe kreun e forcës Basij, një njësi vullnetare paraushtarake e lidhur me Gardën Revolucionare.
Katz paralajmëroi gjithashtu se “priten surpriza të rëndësishme gjatë gjithë ditës në të gjitha frontet”, pa dhënë detaje të mëtejshme.