BIK: Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka njoftuar se muaji i Ramazanit përfundon të enjtën me 19 mars 2026, ndërsa dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të premten është të premtën më 20 mars 2026. BIK ka njoftuar se manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit në Republikën e Kosovës do të mbahet…
Lajme
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka njoftuar se muaji i Ramazanit përfundon të enjtën me 19 mars 2026, ndërsa dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të premten është të premtën më 20 mars 2026.
BIK ka njoftuar se manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit në Republikën e Kosovës do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
“Programi fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga kryeimami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim ef. Beqiri. Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti. Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste”, ka njoftuar BIK-u.
Ata kanë thënë se më 20 mars 2026, më rastin e festës së Fitër Bajramit, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona. Me fat festa e Fitër Bajramit!”, ka shkruar BIK. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: