Kosovarja Pranvera Hyseni fiton çmimin “Stephen E. Dwornik” në Astronomi Planetare, prezantimi më i mirë nga një student doktorate
Një rast tjetër krenarie për Kosovën, është Pranvera Hyseni. Ajo ka fituar çmimin “Stephen E. Dwornik” në Astronomi Planetare nga Divizioni Planetar i Shoqatës Amerikane të Gjeologjisë. Hyseni përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se fitoi këtë çmim për prezantimin më të mirë nga një student doktorate në Konferencën e Shkencave Planetare…
Lajme
Një rast tjetër krenarie për Kosovën, është Pranvera Hyseni.
Ajo ka fituar çmimin “Stephen E. Dwornik” në Astronomi Planetare nga Divizioni Planetar i Shoqatës Amerikane të Gjeologjisë.
Hyseni përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se fitoi këtë çmim për prezantimin më të mirë nga një student doktorate në Konferencën e Shkencave Planetare dhe Hënore në Teksas të SHBA-së, ku morën pjesë 2 mijë pjesëmarrës.
“Fituese e Çmimit “Stephen E. Dwornik” në Astronomi Planetare nga Divizioni Planetar i Shoqatës Amerikane të Gjeologjisë, për prezantimin më të mirë nga një student doktorate, në mesin e mbi 2000 pjesëmarrësve në Konferencën e Shkencave Planetare dhe Hënore, Teksas, SHBA”, ka shkruar Hyseni në Facebook.
Ajo ka thënë se në këtë Konferencë kanë marrë pjesë të gjithë shkencëtarët e botës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: