Zv/ambasadori gjerman udhëton me tren nga Prishtina për në Pejë
Edhe pse në vendin tonë rrallë kush e shfrytëzon udhëtimin me tren nga Prishtina për në Pejë, dikush nga ambasada e Gjermanisë vendosi ta bëj këtë. Ambasada gjermane në Kosovë ka publikuar një fotografi ku zv.ambasadori shihet i ulur në tren duke lexuar, ndërsa ka shoqëruar postimin me një mesazh pozitiv. “Mirëmëngjes nga treni i…
Lajme
Edhe pse në vendin tonë rrallë kush e shfrytëzon udhëtimin me tren nga Prishtina për në Pejë, dikush nga ambasada e Gjermanisë vendosi ta bëj këtë.
Ambasada gjermane në Kosovë ka publikuar një fotografi ku zv.ambasadori shihet i ulur në tren duke lexuar, ndërsa ka shoqëruar postimin me një mesazh pozitiv.
“Mirëmëngjes nga treni i linjës Prishtinë – Pejë! Zëvendësambasadori ynë është gjithmonë i gatshëm të shijojë përvoja të reja në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Ky veprim është parë si një mënyrë për të promovuar transportin hekurudhor dhe për të përjetuar nga afër udhëtimin brenda vendit./Lajmi.net/
