Prizen: Një person kapet me narkotikë, dërgohet në mbajtje për 48 orë

Një person është arrestuar dje në Prizren. Të njëjtit gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 7.97 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 0.3 gramë kokainë. Atij i është gjetur edhe një thikë. Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Rr. Faik Konica, Prizren 17.03.2026 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,…

Lajme

18/03/2026 09:04

Një person është arrestuar dje në Prizren.

Të njëjtit gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 7.97 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 0.3 gramë kokainë.

Atij i është gjetur edhe një thikë. Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Faik Konica, Prizren 17.03.2026 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 7.97 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, 0.3 gram substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/