Sherr për parking në Prizren përfundon me rrahje – viktima në spital, sulmuesi në mbajtje

Një rast i lëndimit të lehtë trupor është raportuar më 17 mars rreth orës 17:20 në rrugën Prizren, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një vend parkimi. I dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën, gjithashtu mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit, transmeton lajmi.net. Me vendim të prokurorit kompetent, i…

Lajme

18/03/2026 08:53

Një rast i lëndimit të lehtë trupor është raportuar më 17 mars rreth orës 17:20 në rrugën Prizren, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një vend parkimi.

I dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën, gjithashtu mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga autoritetet përkatëse.

Raporti i plotë: 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rr. Kolonel Ahmet Krasniqi, Prizren 17.03.2026 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje rreth parkingut kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net/