Lushtaku e konfirmon vdekjen e katër kosovarëve në vendin e punës në Vjenë, njëri nga ta është nga Skenderaj

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka konfirmuar vdekjen e katër kosovarë në vendin e tyre të punës në Vjenë të Austrisë. Ai ka thënë se njëri nga viktimat është Pajtim Bajrami nga Klina e Poshtme e Skenderajt. “Kjo humbje e rëndë na prek të gjithëve duke lënë pas një boshllëk të madh në familje, shoqëri…

Lajme

17/03/2026 22:06

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka konfirmuar vdekjen e katër kosovarë në vendin e tyre të punës në Vjenë të Austrisë.

Ai ka thënë se njëri nga viktimat është Pajtim Bajrami nga Klina e Poshtme e Skenderajt.

“Kjo humbje e rëndë na prek të gjithëve duke lënë pas një boshllëk të madh në familje, shoqëri dhe te të gjithë ata që e njohën”, ka shkruar Lushtaku.

Ai iu ka shprehur ngushëllime familjes Bajrami dhe familjeve të tre bashkëkombasve të tjerë që humbën jetën po në këtë tragjedi.

“Ndajmë dhimbjen me ju në këto momente të rënda!”, ka shkruar Lushtaku. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: