Afrim Tovërlani jep dorëheqje nga pozita e trajnerit te FC Prishtina

Afrim Tovërlani ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të ekipit të parë, të FC Prishtina, pas ndeshjes ndaj KF Ferizaj, duke marrë përgjegjësinë për rezultatet e skuadrës. Tovërlani mori drejtimin e ekipit më 25 nëntor dhe e udhëhoqi skuadrën në 15 ndeshje në të gjitha garat, me bilanc prej 4 fitoresh, 3 barazimesh dhe 8…

Sport

17/03/2026 21:08

Afrim Tovërlani ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të ekipit të parë, të FC Prishtina, pas ndeshjes ndaj KF Ferizaj, duke marrë përgjegjësinë për rezultatet e skuadrës.

Tovërlani mori drejtimin e ekipit më 25 nëntor dhe e udhëhoqi skuadrën në 15 ndeshje në të gjitha garat, me bilanc prej 4 fitoresh, 3 barazimesh dhe 8 humbjesh.

“Klubi e falënderon për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij. FC Prishtina do të njoftojë në ditët në vijim për zhvillimet e radhës”, ka njoftuar FC Prishtina.