Policia publikon foton e të dyshuarit për mashtrim, kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia e Kosovës, përmes Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka publikuar foton e një personi të dyshuar për veprën penale “Mashtrim në bashkëkryerje”. Sipas njoftimit, hetuesit policorë veprojnë me autorizim të Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personit në foto, transmeton lajmi.net. Autoritetet bëjnë…

Lajme

17/03/2026 17:47

Policia e Kosovës, përmes Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka publikuar foton e një personi të dyshuar për veprën penale “Mashtrim në bashkëkryerje”.

Sipas njoftimit, hetuesit policorë veprojnë me autorizim të Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personit në foto, transmeton lajmi.net.

Autoritetet bëjnë thirrje që çdo informacion relevant të raportohet në stacionet e policisë ose përmes numrit të emergjencës, duke garantuar anonimatin e qytetarëve që ndihmojnë në hetimin e këtij rasti.

Postimi i plotë: 

Kërkesë për bashkëpunim
Prishtinë, më 17 mars 2026
Hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Prishtinë, me autorizim nga Prokuroria Themelore Prishtinë, publikojnë foton e të dyshuarit, duke kërkuar ndihmën (bashkëpunimin) me qytetarët në identifikimin e personit në foto.
Personi në foto dyshohet për përfshirje në veprën penale ‘Mashtrim në bashkëkryerje’./lajmi.net/