Deputetja e PDK’së: Shqetësuese që deputetët dhe ministrat e VV’së kërkojnë që Kushtetuesja të vendos në favor të tyre
Deputetja e PDK-së, Arbnora Salihu, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Kurti dhe të zyrtarëve të LVV-së, të cilët kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të vendosë në favor të kërkesës së tyre që dekreti i presidentes të shpallet kundërkushtetues. Sipas saj, kjo është praktikë e LVV-së për të ndikuar në vendimet e Gjykatës. “Unë nuk çuditem…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Arbnora Salihu, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Kurti dhe të zyrtarëve të LVV-së, të cilët kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të vendosë në favor të kërkesës së tyre që dekreti i presidentes të shpallet kundërkushtetues.
Sipas saj, kjo është praktikë e LVV-së për të ndikuar në vendimet e Gjykatës.
“Unë nuk çuditem më për sjelljen e Albin Kurtit dhe të LVV-së. Kemi parë mjaftueshëm që absurditeti është bërë normalitet tek ta. Por, është mjaft shqetësuese të shohësh kryeministrin e vendit, deputetët dhe ministrat e tij duke dhënë deklarata të shumta se si Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë në favor të tyre. Kjo është definitivisht presion i drejtpërdrejt dhe tentativë për të ndikuar në vendim.”, tha ajo për rtv21.