Ulutash takohet me zëvendëskomandantin e Korpusit të NATO-s në Itali, flasin për sigurinë

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash është takuar me Dominic Biddick, zëvendëskomandant i Korpusit të Dislokimit  së Shpejtë të NATO-s në Itali. Misioni i NATO-s në Kosovë dha detaje për takimin, transmeton Klankosova.tv. “Takimi u përqendrua në situatën e sigurisë në rajon, dhe Gjeneral Major Ulutash riafirmoi angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të…

Lajme

17/03/2026 16:24

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash është takuar me Dominic Biddick, zëvendëskomandant i Korpusit të Dislokimit  së Shpejtë të NATO-s në Itali.

Misioni i NATO-s në Kosovë dha detaje për takimin, transmeton Klankosova.tv.

“Takimi u përqendrua në situatën e sigurisë në rajon, dhe Gjeneral Major Ulutash riafirmoi angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, theksohet në njoftim.