Rizvanolli pret Ambasadorin e BE-së Aivo Orav në përfundim të mandatit, vlerësohet bashkëpunimi
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pritur në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me rastin e përfundimit të mandatit të tij. Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin ndërmjet Ministria e Ekonomisë dhe Bashkimi Evropian si konstruktiv dhe miqësor, duke theksuar rëndësinë e këtij partneriteti për mbështetjen e reformave dhe proceseve…
Lajme
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pritur në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin ndërmjet Ministria e Ekonomisë dhe Bashkimi Evropian si konstruktiv dhe miqësor, duke theksuar rëndësinë e këtij partneriteti për mbështetjen e reformave dhe proceseve zhvillimore në vend.
Ministrja Rizvanolli e falënderoi ambasadorin Orav për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë shërbimit në Kosovë, veçanërisht në lehtësimin e proceseve me rëndësi për forcimin institucional dhe avancimin e reformave.
Ajo i uroi ambasadorit Orav suksese të mëtejshme në angazhimet e tij të ardhshme, duke vlerësuar rolin e tij në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. /Lajmi.net/