Fluturimet direkte Prishtinë–Bratislavë nisin sot
Aeroporti i Prishtinës ka njoftuar se nga sot nisën fluturimet direkte drejt Bratislava, duke ofruar një mundësi të re për udhëtime më të shpejta dhe më të lehta drejt Evropës. Sipas komunikatës së aeroportit, ky destinacion i ri nuk është thjesht një qytet më shumë në hartën e fluturimeve, por një mundësi për eksperienca të…
Lajme
Aeroporti i Prishtinës ka njoftuar se nga sot nisën fluturimet direkte drejt Bratislava, duke ofruar një mundësi të re për udhëtime më të shpejta dhe më të lehta drejt Evropës.
Sipas komunikatës së aeroportit, ky destinacion i ri nuk është thjesht një qytet më shumë në hartën e fluturimeve, por një mundësi për eksperienca të reja, udhëtime spontane dhe lidhje më të afërta mes vendeve, transmeton lajmi.net.
“Sot shënojmë një tjetër hap përpara në zgjerimin e destinacioneve nga Prishtina. Fluturimet direkte për në Bratislavë tashmë kanë nisur, duke sjellë edhe një mundësi të re për udhëtime më të lehta dhe më të shpejta drejt Evropës”, thuhet në njoftim.
Aeroporti thekson se me këtë destinacion të ri, Bratislava tani është më afër se kurrë për udhëtarët nga Prishtina. /lajmi.net/