Tijana Veljkoviq merr detyrën e zëvendësministres në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Tijana Veljkoviq në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit. Emërimi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar, ku thuhet se Veljkoviq do të marrë përgjegjësitë në këtë institucion në kuadër të kabinetit qeveritar. Me këtë rast, kryeministri Kurti e ka uruar atë…

Lajme

17/03/2026 15:23

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Tijana Veljkoviq në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.

Emërimi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar, ku thuhet se Veljkoviq do të marrë përgjegjësitë në këtë institucion në kuadër të kabinetit qeveritar.

Me këtë rast, kryeministri Kurti e ka uruar atë për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në përmbushjen e obligimeve dhe përgjegjësive në funksionin e ri.