Avdyli i përgjigjet Gërvalles: Dorëheqja nga pozitat në “Guxo” nuk e largon nga grupi parlamentar i Vetëvendosje

Deputeti Haxhi Avdyli ka reaguar pas deklaratës së Donika Gërvallës e cila në cilësinë e baskëkryetares së partisë “Guxo”, foli edhe dorëheqjen e këtij të fundit nga të gjitha pozitat në parti. Ai thekson se dorëheqja nuk pengon pjesëmarrjen e tij si deputet dhe se në Kuvend nuk ekziston grup VV-Guxo-A, por vetëm grupi parlamentar…

Lajme

17/03/2026 12:29

Deputeti Haxhi Avdyli ka reaguar pas deklaratës së Donika Gërvallës e cila në cilësinë e baskëkryetares së partisë “Guxo”, foli edhe dorëheqjen e këtij të fundit nga të gjitha pozitat në parti.

Ai thekson se dorëheqja nuk pengon pjesëmarrjen e tij si deputet dhe se në Kuvend nuk ekziston grup VV-Guxo-A, por vetëm grupi parlamentar i Vetëvendosjes.

Avdyli ka thënë se me Vjosa Osmani themeluam Guxo, dhe se dorëheqja nuk e largon nga grupi parlamentar i VV-së.

“Në Kuvendin e Kosovës, nuk ka grup VV- Guxo-A, por ka vetëm grup parlamentar të Vetëvendosjes.- Nga 7 deputetë të Guxo vetëm dy ishim me funksione partiake e anëtar të forumeve partiake, të tjerët në asnjë forum nuk janë anëtar por kjo si ndalon të jenë deputet te grupit parlamentar te VV-së-Në grupin parlamentar të VV-së janë së paku 3 deputetë që njoh, qe kurrë skanë pasë librezë partie VV apo Guxo e pas zgjedhjes deputet, e akoma nuk kam dëgjuar të jenë anëtarësuar ne asnjë parti.Në pranverën e turbulencave të mëdha politike, të vitit 2020, kur bashkë me Vjosa Osmanin , votuam kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti 1 e më pastaj as nuk votuam Qeverinë Hoti, ne vazhduam formalisht te jemi pjese e grupit parlamentar te LDK-në deri në zgjedhjet e vitit 2021”, shkruan ai.

Avdyli shton se, pavarësisht sfidave dhe largimeve të aktivistëve, ideja e projektit politik do të vazhdojë të jetojë, dhe paralajmëron se nuk do të marrë pjesë në takimet e grupit nëse konsiderohet i padëshiruar.