Dy persona ndalohen për 48 orë për shkelje të detyrimeve familjare dhe lëndim të rëndë trupor

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se me aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy persona për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e dy veprave penale. “Shkelja e detyrimeve familjare” sipas nenit 244 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) si dhe Lëndim i rëndë trupor” sipas nenit…

Lajme

17/03/2026 11:16

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se me aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy persona për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e dy veprave penale.

“Shkelja e detyrimeve familjare” sipas nenit 244 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) si dhe Lëndim i rëndë trupor” sipas nenit 186 të KPRK-së”, thuhet nga Prokuroria.

Prokurori i Shtetit po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.

Prokuroria ka bërë të ditur se për shkak të natyrës së rastit dhe të viktimës, nuk mund të jepen detaje shtesë, për të ruajtur integritetin e hetimeve.