Izraeli thotë se ka vrarë kreun e sigurisë së Iranit, Ali Larijani

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, njoftoi të martën se Ali Larijani, sekretar i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, ishte “eliminuar” të hënën në mbrëmje. “Kryeministri dhe unë kemi udhëzuar IDF-në që të vazhdojë ndjekjen e udhëheqjes së regjimit të terrorit dhe shtypjes në Iran”, citohet të ketë thënë Katz në…

Bota

17/03/2026 11:13

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, njoftoi të martën se Ali Larijani, sekretar i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, ishte “eliminuar” të hënën në mbrëmje.

“Kryeministri dhe unë kemi udhëzuar IDF-në që të vazhdojë ndjekjen e udhëheqjes së regjimit të terrorit dhe shtypjes në Iran”, citohet të ketë thënë Katz në një deklaratë të Ministrisë izraelite të Mbrojtjes, raporton CNN.

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, e lidhur me shtetin, më vonë publikoi në kanalin e saj në Telegram një shënim të shkruar me dorë nga Larijani, në të cilin ai shpreh ngushëllime për pjesëtarët e marinës të vrarë. Letra ishte e datës 17 mars.