Kryetari i Rahovecit pranon dhuratë portretin e heroit Bahri Fazliu

Kryetari i komunës së Rahovec, Smajl Latifi, ka shprehur falënderim publik për mikun e tij Muharrem Morina nga Dejni, për një dhuratë të veçantë artistike. Bëhet fjalë për një portret të punuar në dru të heroit të kombit Bahri Fazliu, vepër që sipas Latifit mbart vlera të larta artistike dhe atdhetare. “Falënderim i sinqertë për…

Lajme

17/03/2026 10:42

Kryetari i komunës së Rahovec, Smajl Latifi, ka shprehur falënderim publik për mikun e tij Muharrem Morina nga Dejni, për një dhuratë të veçantë artistike.

Bëhet fjalë për një portret të punuar në dru të heroit të kombit Bahri Fazliu, vepër që sipas Latifit mbart vlera të larta artistike dhe atdhetare.

“Falënderim i sinqertë për mikun tim, Muharrem Morinën nga Dejni, për dhuratën e veçantë të punuar nga druri, portretin e heroit të kombit, Bahri Fazliu! Mirënjohës për këtë vepër me vlera të larta artistike!”, ka shkruar Latifi në Facebook.