22 vjet nga trazirat e marsit

Më 17 mars 2004, filluan protestat që më vonë do të njiheshin si “trazirat e marsit”. Ato zgjatën dy ditë, e gjatë tyre vranë 20 civilë, ndërsa u lënduan mbi 900 persona, kryesisht shqiptarë. Trazirat shpërthyen pas njoftimeve se në lumin Ibër ishin mbytur tre fëmijë shqiptarë në tentim për t’i shpëtuar sulmit nga një…

Lajme

17/03/2026 09:44

Më 17 mars 2004, filluan protestat që më vonë do të njiheshin si “trazirat e marsit”.

Ato zgjatën dy ditë, e gjatë tyre vranë 20 civilë, ndërsa u lënduan mbi 900 persona, kryesisht shqiptarë.

Trazirat shpërthyen pas njoftimeve se në lumin Ibër ishin mbytur tre fëmijë shqiptarë në tentim për t’i shpëtuar sulmit nga një grup i të rinjve serbë.

Shkaku i kësaj tragjedie asnjëherë nuk u sqarua plotësisht.

Një nga fëmijët e mbijetuar tregoi para kamerave se ishin ndjekur nga serbët dhe se ata ishin duke ikur, kur disa nga bashkëmoshatarët u mbytën në lumë. Të nesërmen, më 17 mars filluan protestat në shumë qytete të Kosovës, që shumë shpejt përshkallëzuan në dhunë.

Protestat ishin drejtuar kundër UNMIK-ut.Gjatë trazirave u dogjën disa shtëpi dhe kisha serbe. Ngjarje të ngjashme ndodhen me shtëpitë shqiptare në pjesët me shumicë serbe. Serbët u hakmorën edhe me djegien e disa xhamive në Serbi.