Ambasada amerikane në Irak sërish në shënjestër, raportohet për sulm me dronë e raketa
Dronë dhe raketa janë lëshuar drejt ambasadës së SHBA-së në Bagdad, kryeqyteti i Irakut, në sulmin e dytë të tillë gjatë kësaj lufte. Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rihapur hapësirën e tyre ajrore pasi kërcënimet me raketa dhe dronë nga Irani i detyruan ta mbyllnin përkohësisht. Milicia pro-iraniane në Irak publikoi pothuajse dy minuta…
Bota
Dronë dhe raketa janë lëshuar drejt ambasadës së SHBA-së në Bagdad, kryeqyteti i Irakut, në sulmin e dytë të tillë gjatë kësaj lufte.
Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rihapur hapësirën e tyre ajrore pasi kërcënimet me raketa dhe dronë nga Irani i detyruan ta mbyllnin përkohësisht.
Milicia pro-iraniane në Irak publikoi pothuajse dy minuta pamje në Telegram që tregojnë një dron duke fluturuar ulët brenda kompleksit të ambasadës së SHBA-së në Bagdad.
Droni shihet duke lëvizur mes ndërtesave në kompleksin shumë të fortifikuar dhe duke kaluar vetëm disa metra pranë një flamuri të madh amerikan gjatë ditës. Nuk duket se ka goditur ndonjë objekt brenda kompleksit.
Videoja mban datën 16 mars, por CNN raporton nuk mundi të verifikojë saktësisht se kur është regjistruar. Në fillim të marsit, ambasada urdhëroi të gjithë stafin jothelbësor të largohej për shkak të shqetësimeve për sigurinë.
Publikimi i pamjeve erdhi disa orë pasi hoteli Al-Rasheed, i cili ndodhet brenda “Green Zone” ku ndodhet edhe ambasada, u godit pas një sulmi me dron gjatë natës.
Ambasada e SHBA-së ka qenë në shënjestër të disa sulmeve ditët e fundit, ajo u godit nga dy dronë të shtunën dhe mbrojtja ajrore u aktivizua për të rrëzuar projektile hyrëse të hënën.
Disa grupe milicie pro-iraniane që veprojnë në Irak kanë marrë përgjegjësinë për sulme të ndryshme ndaj objektivave amerikane atje që nga fillimi i luftës me Iranin.
Presidenti amerikan, Donald Trump vazhdon t’u bëjë thirrje vendeve të tjera, veçanërisht aleatëve të NATO-s, që të ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin e naftës.
Por kancelari gjerman Friedrich Merz thotë se kjo luftë “nuk është çështje për NATO-n”, ndërsa aleanca deklaron se “aleatët tashmë kanë shtuar përpjekjet për të siguruar më shumë siguri në Mesdhe”.
Liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, duke thënë se një ofensivë e madhe tokësore izraelite në Liban do të kishte “pasoja shkatërruese humanitare”.