​City – Real Madrid, formacionet e mundshme të super përballjes evropiane

Manchester City dhe Real Madrid përballen sonte, në “Etihad Stadium” në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, me anglezët që kërkojnë një përmbysje të madhe. Falë një paraqitjeje spektakolare, Real Madrid vjen me një avantazh të madh prej 3-0 nga ndeshja e parë, duke e vendosur Cityn në një mision…

Sport

17/03/2026 09:17

Manchester City dhe Real Madrid përballen sonte, në “Etihad Stadium” në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, me anglezët që kërkojnë një përmbysje të madhe.

Falë një paraqitjeje spektakolare, Real Madrid vjen me një avantazh të madh prej 3-0 nga ndeshja e parë, duke e vendosur Cityn në një mision shumë të vështirë.

Skuadra e Pep Guardiolës duhet të shënojë të paktën tre gola për të çuar ndeshjen në shtesë, ndërsa madrilenët synojnë të menaxhojnë rezultatin dhe të sigurojnë kualifikimin.

Man City do të ketë mungesa në mbrojtje si Gvardiol dhe Rico Lewvis, derisa Real Madrid ka rikthyer disa lojtarë, përfshirë Mbappe dhe Bellingham, por pritet të mos rrezikohen nga minuta e parë.

Formacionet e mundshme:

Manchester City (4-1-3-2):Donnarumma; Nunes, Dias, Guéhi, Aït-Nouri; Rodri; Cherki, Bernardo Silva, Doku; Semenyo, Haaland.

Real Madrid (4-4-2):Courtois; Alexander-Arnold, Rüdiger, Huijsen, Carreras; Valverde, Pitarch, Tchouaméni, Güler; Brahim Díaz, Vinícius Jr.

Ndeshja mes Manchester City dhe Real Madridit do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.