Gjilan, një punëtor pëson lëndime të rënda pas rënies nga një lartësi gjatë punës

Një punëtor ka pësuar lëndime të rënda trupore pas rënies nga një lartësi gjatë punës në një objekt ndërtimi në Gjilan. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, duke shtuar se viktima u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të qytetit. “Sot, më 16.03.2026 në orët e paradites, Policia…

Lajme

16/03/2026 20:41

Një punëtor ka pësuar lëndime të rënda trupore pas rënies nga një lartësi gjatë punës në një objekt ndërtimi në Gjilan.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, duke shtuar se viktima u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të qytetit.

“Sot, më 16.03.2026 në orët e paradites, Policia e Kosovës në Gjilan u njoftua se një punëtor, gjatë punës në një objekt ndërtimi, ka rënë nga një lartësi. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe u dërgua menjëherë në spitalin rajonal. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin ka nisur hetimet,” tha Hashani.

Ai bëri të ditur se prokurori i shtetit ka urdhëruar hapjen e rastit me emërtimin: “Asgjësim, dëmtim apo heqje e masave mbrojtëse në punë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vazhdim. /Lajmi.net/