I dyshuari për vrasjen në Gjakovë vetëdorëzohet në polici

I dyshuari për vrasjen që ndodhi gjatë ditës së sotme në Gjakovë është vetëdorëzuar në polici. Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta. Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari Nexhdet Zymberaj dyshohet se gjatë ditës së sotme ka privuar nga jeta Rasim Binakaj. Rrethanat e plota të rastit ende nuk janë…

Lajme

16/03/2026 17:59

I dyshuari për vrasjen që ndodhi gjatë ditës së sotme në Gjakovë është vetëdorëzuar në polici.

Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari Nexhdet Zymberaj dyshohet se gjatë ditës së sotme ka privuar nga jeta Rasim Binakaj.

Rrethanat e plota të rastit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e motivit dhe të gjitha detajeve që lidhen me këtë ngjarje. /Lajmi.net/