Lazareviq: Ngjarjet e Banjskës përshpejtuan zhdukjen e gjurmëve të Serbisë në Kosovë
Kryeredaktorja e portalit serb në Kosovë, Kossev, Tatjana Lazareviq thotë se vitet e fundit, veçanërisht pas sulmit në Banjskë dhe tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës, prania e institucioneve të Serbisë në Kosovë po zvogëlohet me shpejtësi. Lazareviq thotë për N1 se serbët në veri të Kosovës e kanë pritur të papërgatitur fillimin e…
Lajme
Kryeredaktorja e portalit serb në Kosovë, Kossev, Tatjana Lazareviq thotë se vitet e fundit, veçanërisht pas sulmit në Banjskë dhe tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës, prania e institucioneve të Serbisë në Kosovë po zvogëlohet me shpejtësi.
Lazareviq thotë për N1 se serbët në veri të Kosovës e kanë pritur të papërgatitur fillimin e zbatimit të Ligjit për automjetet.
Ajo tha se fillimi i hyrjes në fuqi të këtij ligji do të thotë fundi i targave serbe në Kosovë.
Tatjana Lazareviq shtron pyetjen se kur dhe pse u shfaq ideja e integrimit të shëndetësisë dhe arsimit në sistemin e Kosovës.
“Që prej 15 vitesh prania e Serbisë po zvogëlohet gjithnjë e më shumë dhe kjo është veçanërisht e dukshme në fazën më të re, pas Banjsës, përkatësisht pas largimit të serbëve nga institucionet kosovare. Tani, në taktikën e kësaj strategjie të nxjerrjes së Serbisë nga Kosova, po fshihen me shpejtësi gjurmët e fundit të Republikës së Serbisë”, tha ajo.