Deputetja e VV-së: E habitshme gatishmëria e opozitës për zgjedhje, a po mendojnë se do t’i marrin 80 deputetë?

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka thënë se është e habitur me partitë opozitare që kanë përkrahur dekretin e presidentes Osmani për zgjedhje të reja, pas dështimit të zgjedhjes së presidentit. Deputetja e LV-së ka thënë se është absurde të synojnë t’i marrin 80 deputetë, ngjashëm si ka thënë që një synim të tillë…

Lajme

16/03/2026 14:04

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka thënë se është e habitur me partitë opozitare që kanë përkrahur dekretin e presidentes Osmani për zgjedhje të reja, pas dështimit të zgjedhjes së presidentit.

Deputetja e LV-së ka thënë se është absurde të synojnë t’i marrin 80 deputetë, ngjashëm si ka thënë që një synim të tillë nuk e kanë as ata si parti politike.

“Është e habitshme gatishmëria e partive opozitare për me shkuar në zgjedhje. Është e rëndësishme që ata ta sqarojnë se çka synojnë me këtë idenë që me shkuar në zgjedhje. S’ka ndryshuar asgjë nga zgjedhjet e fundit. Qytetari u ka dhënë një mesazh në atë se çfarë prezantojnë dhe qasjen e tyre për konstituimin e Kuvendit. A po mendojnë ata se do t’i marrin 80 deputetë”, ka thënë Fejza në “Tëvë1”.