​Sinner thyen rekordin në tenis

Jannik Sinner ka shkruar historinë në Indian Wells, duke u bërë teniseri më i ri që kompleton koleksionin e të gjithë titujve të rëndësishëm në fusha të forta (hard-court). Me fitoren 7-6, 7-6 ndaj Daniil Medvedev, italiani 24-vjeçar u bashkohet legjendave Roger Federer dhe Novak Djokovic si të vetmit që kanë fituar dy Grand Slam-et,…

Sport

16/03/2026 13:23

Jannik Sinner ka shkruar historinë në Indian Wells, duke u bërë teniseri më i ri që kompleton koleksionin e të gjithë titujve të rëndësishëm në fusha të forta (hard-court).

Me fitoren 7-6, 7-6 ndaj Daniil Medvedev, italiani 24-vjeçar u bashkohet legjendave Roger Federer dhe Novak Djokovic si të vetmit që kanë fituar dy Grand Slam-et, gjashtë Masters 1.000 dhe ATP Finals në këtë sipërfaqe.

Sinner, i cili nuk humbi asnjë set gjatë gjithë turneut, u shpreh i lumtur për këtë arritje profesionale: “Kisha përgatitur gjithçka në mënyrën më profesionale të mundshme pasi ishte një turne që më mungonte,” tha ai, duke kthyer sytë menjëherë nga turneu i radhës në Miami.

Sinner feston titullin e tij të 25-të në karrierë dhe dominoi Medvedev (9 fitore në 10 ndeshjet e fundit).